Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin.
Kësaj radhe, ka qenë Gani Gërmia së bashku me Ledi Vokshin e Ylli Dervishin duke biseduar në tualet.
Ata po bënin vazhdimisht shaka e në një moment po flisnin për këngëtarin e njohur, Bleron.
Gjatë bisedës, gazetari e humoristi tregoi se përse atij nuk i erdhi inati në spektaklin e kaluar, gjersa në anën tjetër artisti ishte prekur.
“Paradite ka dalë me gruan, pasdite është kthyer vet në shtëpi, nuk është hera e parë që i hupin senet”, ka thënë Ganiu.
Visar Dërmaku (emri i vërtetë) e ka ngacmuar disa herë Bleron për faktin se u komentua në masë të madhe për jetën private.
I njëjti ishte ndarë vitin e kaluar nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika dhe tani po shijon një lidhje të re. /Telegrafi/