Telegrafi

Gani Gërmia për Kader Kicajn: E ka fshirë me mua, jo vetëm këtu por edhe në botën tjetër

Gani Gërmia dhe Ardi Gashi kanë bërë së fundmi një bisedë me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ata kanë diskutuar për një debat që humoristi e gazetari e ka pasur me banoren Kader Kicaj.

Ai tha se Kaderi e ka fshirë me të dhe se jo vetëm për këtu, por edhe në botën tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jo për këtë Big Brother VIP Kosova 2 e jashtë, por edhe për botën tjetër e ka fshi me mua”, u shpreh konkurrenti i BBVK.

Lexo po ashtu Motra e Bucit komenton lojën e tij me Santianën: Nuk njihen nga jashtë, nuk shkojnë në atë masë që të shkatërrojnë gjithçka

“Me ardh puna me diskutu, gjuha, ku është sensi i lojës. Ka ardhur disa herë, po edhe në tavolinë nuk dua të rri me të”, vazhdoi ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i tha se në debatin mes Kaderit e Ganiut, e mira ishte që nuk pati ofendime të rënda, por sipas tij, gjuha e përdorur nuk ishte e duhura.

“Një femër e bukur si ajo, duke pritur të gjithë nga ajo, ajo e ka nxjerr vetëm atë, kopertinën, nuk ka brenda librit asgjë”, theksoi mes tjerash Gërmia. /Telegrafi/