Gani Gërmia dhe Ardi Gashi kanë bërë së fundmi një bisedë me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Ata kanë diskutuar për një debat që humoristi e gazetari e ka pasur me banoren Kader Kicaj.
Ai tha se Kaderi e ka fshirë me të dhe se jo vetëm për këtu, por edhe në botën tjetër.
“Jo për këtë Big Brother VIP Kosova 2 e jashtë, por edhe për botën tjetër e ka fshi me mua”, u shpreh konkurrenti i BBVK.
“Me ardh puna me diskutu, gjuha, ku është sensi i lojës. Ka ardhur disa herë, po edhe në tavolinë nuk dua të rri me të”, vazhdoi ai.
Këngëtari i tha se në debatin mes Kaderit e Ganiut, e mira ishte që nuk pati ofendime të rënda, por sipas tij, gjuha e përdorur nuk ishte e duhura.
“Një femër e bukur si ajo, duke pritur të gjithë nga ajo, ajo e ka nxjerr vetëm atë, kopertinën, nuk ka brenda librit asgjë”, theksoi mes tjerash Gërmia. /Telegrafi/