Site icon Telegrafi

Gangsterët e çuditshëm të klasave të ulëta, nga shtetet e ndryshme të botës (Foto)

Shumë pak mendojnë për ta, por në secilin shtet ka gangsterë të klasës së ulët. Secili prej tyre e ka kulturën e vet dhe stilin.

Bright Side ka vendosur që t’ju hedhë një sy këtyre grupeve të çuditshme sociale, transmeton Telegrafi.

Francë – Racaille

Racaille janë francezë të vërtetë, që preferojnë stilin e përsosur. Ata preferojnë të veshin Lacoste dhe  vendosin çanta beli nga e njëjta shtëpi mode, ndërsa veçanti e tyre është se i fusin këmbëzat e pantallonave në çorape. Ata qëndrojnë kryesisht në stacionet e trenave që ndodhen në periferi, dëgjojnë muzikë nga telefonat e zgjuar, ngacmojnë vajza, u bien në qafë të rinjve që janë të urtë dhe vjedhin çanta – të cilat jo domosdo duhet të jenë Lacoste.

Shtetet e Bashkuara – Plehrat e bardha

Banorët që nuk kanë të ardhura, zakonisht quhen “plehra të bardha”. Shumica prej tyre janë të papunë, ndërsa jetojnë në parqe dhe magazina të braktisura. Ata pinë birra me shoqëri, fillojnë zënka dhe ngacmojnë njerëzit naivë, për të vazhduar me vjedhjen e ndonjë shtëpie.

Angli – Chavs

Chavs jetojnë në periferitë e varfra, pasi jeta e zhvilluar e Londrës, është shumë e rëndë për ta. Duken si hajna të zakonshëm, me veshje sportive, kokë të rruar, cigare mes dhëmbësh dhe gotë plastike në dorë. Aktiviteti i tyre, është pothuajse i njëjtë, pasi ata mashtrojnë njerëzit dhe më pas bëjnë gosti me paratë e tyre, aktivizojnë alarmet në rrugë, pinë alkool në hapësira publike, përleshen me njerëz dhe sigurisht, më pas pushojnë të qetë, sikur mos të ketë ndodhur gjë.

Japoni – Yankii

Yankii janë klasa punëtore e të rinjve japonez. Normal, nuk janë të fuqishëm si Yakuza. Por, janë të njohur si të zhurmshëm, të ashpër dhe që kundërshtojnë të jenë pjesë e rregullave të përpikta të kulturës japoneze. Iu pëlqen të mblidhen dhe të dëgjojnë rep-japonez, që flet më së shumti për jetën e vështirë, derisa pinë sake. Ata i lyejnë flokët me ngjyrë të bardhë ose portokalli, si dhe pëlqejnë të ngasin motoçikleta.

Indi – Tapori

Tapori janë hajnat e rrugëve që veprojnë në Mumbai. “Mjelja e budallenjve është e shenjtë” e kanë moton këta plaçkitës, që si shënjestër kanë turistët e shumtë. Atyre iu pëlqen t’i lyejnë flokët me shumë gel, varin në qafë zinxhirë dhe vendosin dhëmbë ari, flirtojnë me femra atraktive duke iu fërshëllyer nga pas dhe ëndërrojnë të bëhen yje Bollywoodi. Gjatë jetës së përditshme, i imitojnë aktorët që luajnë personazhe negative në filma.

Spanjë – Cani

Është shumë e lehtë të vërehet një hajn jugor spanjoll, pasi duhet sikur kanë plaçkitur një lokal të lirë bizhuterie. Dëgjojnë muzikë me zë të lartë në vende publike, veshin bluza të thjeshta, xhaketa të pa kapërthyera dhe syze dielli, varësisht nga moti. Po që se një Cani e ka trupin me muskuj, atëherë bluza hiqet prej kombinimit. Shumicën e kohës janë nën ndikimin e drogave, ndërsa e kanë shumë të lehtë të fillojnë një zënkë.

Skoci – Ned

Jetojnë në periferitë e varfra të Skocisë. Ndryshe prej gangsterëve anglezë, janë shumë më agresivë dhe pinë sasi të mëdha alkooli, me shumë pak efekt. Uniforma tyre përbëhet prej tutave sportive, thikës dhe një fytyre melankolike. Aktivitetet e tyre përfshijnë mahi poshtëruese, si dhe dhunë ndaj njerëzve të ndryshëm.

Izrael – Ars

Ars janë një fenomen gangsterësh, pasi janë shumë fetarë. Më shumë i duan kapelat kombëtare, se sa ato të basketbollit. Pjesa tjetër është e njëjtë. Fillojnë zënka në publik, ngacmojnë femra, vozisin vetura të lira por shumë të modifikuara, dëgjojnë rep izraelit, pijë alkool dhe vendosin shumë stoli ari.

Afrika e Jugut – Zef

Në të kaluarën, Zef ishin të pasurit e paedukuar, që vozisnin vetura të shtrenjta. Tani kanë degraduar edhe materialisht, por preferojnë të tregojnë stilin dhe pasurinë. Për ta ilustruar më mirë, ata i modifikojnë veturat me gëzof, si një prej rasteve më ekstreme. Në të njëjtën kohë, anëtarët e grupit Die Anwoord janë Zef.

Rusi – Gopnik

Rusët gopnik, janë shumë të vegjël në botën e gangsterëve. Ata kanë dëshirë të flasin me njerëzit që i rrethojnë për përvojat “jo heteroseksuale”, pastaj mund të kërkojnë para nën kërcënim, apo të tregojnë pak respekt. Veçanti e tyre, është qëndrimi galiç. /Telegrafi/

Exit mobile version