Telegrafi

Galushi nga partia rome konfirmon votën për Kurtin e Osmanin

Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani tha se do të mbështesin formimin e institucioneve.

Jemi shprehur që do ti përkrahim që të dy për presidente dhe kryeministër.

“Për herë të parë do të jem deputet. Pas konsultimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin ne jemi shprehur që do t’i përkrahim që të dy. Nuk patëm kushte specifike por deshëm programe prioritare të qeverisë për komunitetin rom”, tha Galushi./Telegrafi/