Site icon Telegrafi

Galliani: Sarri është trajner fenomenal, e doja atë te Milani  

Ish-menaxheri gjeneral i Milanit, Adriano Galliani pranon se ai ka admirim të madh për trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri.

Galliani ka lënë punën te Milani pas shitjes së aksioneve nga padroni i tij Silvio Berlusconi.

Tani dyshja janë përsëri së bashku në krye të skuadrës nga Serie C, Monza, por kjo nuk do të thotë se Galliani ka mbetur jashtë rrjedhave të Milani dhe futbolli italian.

Lexo po ashtu Four Four Two zgjedh 50 trajnerët më të mirë të vitit 2018: Guardiola, Zidane, Simeone e Allegri prijnë, Mourinho as në top 20-të

Galliani ka folur për kohën e tij te Milani teksa konfirmoi se ai u përpoq të punësonte Sarrin sa drejtonte gjërat në klubin Rossoner.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri (Foto: Getty Images)

“Unë mendoj se Sarri është një trajner fenomenal. Një fenomen absolut”,  ka thënë fillimisht Galliani për Radio CRC.

“Jam në dashuri me taktikat që bëjnë ekipet e tij të luajnë futboll të bukur”.

Lexo po ashtu Allegri trajneri më i mirë në Itali, lë pas Sarrin e Inzaghin

“Është e vërtetë, kam bërë përpjekje për ta marrë Sarrin. Gjithashtu kam tentuar edhe (Marco) Giampaolon”.

“Më pëlqejnë trajnerët që e ndjejnë afër lojën”, përfundoi ish-drejtuesi i Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version