Telegrafi

Galliani mendon dy transferime të menjëhershme

Sipas raporteve të medieve italiane, Milani thuhet se do të shikojë për të sjellë Milan Badeljin dhe Juan Cuadradon, si përpjekje për të forcuar skuadrën e tyre.

Rossonerët kanë qenë të durueshëm në afatin kalimtar të kësaj vere për shkak të gjendjes së pronësisë së klubit.

Por, shpallja e shitjes nga Silvio Berlusconi për investitorët kinezë të premten, ka hapur rrugën për transferime të reja që do të vijnë.

Lexo po ashtu ‘Berclusconi, Presidenti më i madh në histori të futbollit botëror’

Sipas Corriere dello Sport, dy lojtarët e parë që administratori Adriano Galliani ka vendosur t’i sjellë në klub, janë kroati Badelj dhe kolumbiani Cuadrado.

Mesfushori i Fiorentinas dhe anësori i Chelseat mund të jenë në dispozicion në javët e ardhshme, edhe pse Gazzetta Sportiva pretendojnë se kryerja e këtyre transferimeve të klubit do të vazhdojë të varet nga fakti nëse shitet apo jo sulmuesi Carlos Bacca. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet