Telegrafi

Galliani: Ibra për pak sa nuk e rrahu Allegrin pas humbjes së Milanit nga Arsenali në vitin 2012

(Foto: uefa.com)

Ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic për pak sa nuk e kishte goditur Massimiliano Allegrin pas humbjes së Rossonerëve nga Arsenali (3-0) në Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Sulmuesi veteran i ishte bashkuar skuadrës italiane për herë të parë në verën e vitit 2010. Ai i kishte kaluar dy sezone në San Siro duke arritur ta fitonte titullin e Serie A nën urdhrat e Allegrit.

Mirëpo, Ibra dhe trajneri jo gjithmonë kishin raporte të mira. Në vitin 2012, Milani arriti të kualifikohej në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër humbjes prej 3-0 në Emirates Stadium (pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 4-0).

Mirëpo, përkundër kualifikimit, Zlatani nuk e kishte pritur aspak mirë humbjen në ndeshjen e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=5YlSj-TIdXE

“Ishte një ndeshje e tmerrshme, të gjithë ishin të gëzuar pas ndeshjes, por kur hymë në zhveshtore, Ibra ishte duke bërtitur si i çmendur. Ai për pak sa nuk e rrahu Allegrin, sepse i kishte marrë dy portierë në bankën rezervë”.

Lexo po ashtu Kishte pritur me vite që t’i hakmerrej Materazzit, vjen reagimi i ish-mbrojtësit të Interit pas rrëfimit të Ibrahimovic

“Ibra nuk është kurrë i lumtur. Asnjëherë nuk është i kënaqur. E kërkon gjithmonë maksimumin. Nëse barazon ose përfundon i dyti, nevrikoset. Nuk kënaqet kurrë dhe kjo është cilësia e tij më e mirë”, ka thënë Galliani në prezantimin e librit të Ibrahimovicit në Milano. /Telegrafi/