Ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic për pak sa nuk e kishte goditur Massimiliano Allegrin pas humbjes së Rossonerëve nga Arsenali (3-0) në Ligën e Kampionëve në vitin 2012.
Sulmuesi veteran i ishte bashkuar skuadrës italiane për herë të parë në verën e vitit 2010. Ai i kishte kaluar dy sezone në San Siro duke arritur ta fitonte titullin e Serie A nën urdhrat e Allegrit.
Mirëpo, Ibra dhe trajneri jo gjithmonë kishin raporte të mira. Në vitin 2012, Milani arriti të kualifikohej në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër humbjes prej 3-0 në Emirates Stadium (pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 4-0).
Mirëpo, përkundër kualifikimit, Zlatani nuk e kishte pritur aspak mirë humbjen në ndeshjen e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=5YlSj-TIdXE
“Ishte një ndeshje e tmerrshme, të gjithë ishin të gëzuar pas ndeshjes, por kur hymë në zhveshtore, Ibra ishte duke bërtitur si i çmendur. Ai për pak sa nuk e rrahu Allegrin, sepse i kishte marrë dy portierë në bankën rezervë”.
“Ibra nuk është kurrë i lumtur. Asnjëherë nuk është i kënaqur. E kërkon gjithmonë maksimumin. Nëse barazon ose përfundon i dyti, nevrikoset. Nuk kënaqet kurrë dhe kjo është cilësia e tij më e mirë”, ka thënë Galliani në prezantimin e librit të Ibrahimovicit në Milano. /Telegrafi/
LIVE MN – Ibrahimovic: "Ora l’adrenalina è per lo scudetto" https://t.co/1gxCXYa9FW
— MilanNews.it (@MilanNewsit) December 12, 2021