Daily Telegraph raporton se Conor Gallagher është në prag të një lëvizjeje te Atletico Madrid për një marrëveshje prej 40 milionë euro.
Mesfushori pritet të fluturojë për në Madrid pasi Diego Simeone e ka bindur anglezin që të transferohet në La Liga.
Reprezentuesi anglez do të fitojë 230,000 euro në javë në Atletico me bonuse të marra parasysh.
Është katër herë më shumë se paga prej 53,000 euro në javë që ai merr aktualisht në Chelsea.
I dalë nga akademia e Cobham, mesfushori ka bërë 95 paraqitje për blutë, duke u shfaqur si një lojtar kyç për skuadrën e Mauricio Pochettino sezonin e kaluar.
Pavarësisht se ai ishte një nga lojtarët më të mirë në skuadër sezonin e kaluar, Chelsea dëshiron ta shesë atë si një mënyrë për të rritur të ardhurat. /Telegrafi/