Galatsaray ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nga Argjentina se Mauro Icardi gjendet në paraburgim.
Wanda Nara paraqiti një ankesë kundër sulmuesit argjentinas, me të cilin njoftoi së fundmi ndarjen e tyre dhe e çoi atë në gjykatë.
Më pas u tha se ylli do të dalë nesër (15 nëntor) në gjykatë në Buenos Aires.
Klubi verdhekuqe bëri deklaratën e mëposhtme për këtë çështje dhe mohoi akuzat.
“Spekulimet për futbollistin tonë profesionist Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën, lojtari ynë Mauro Icardi po pushon në shtëpinë e tij në Argjentinë”.
“Jeni të lutur të mos u kushtoni vëmendje këtyre lajmeve që synojnë të lodhin sportistët tanë”, thuhet më tej në reagimin e klubit turk. /Telegrafi/
Profesyonel futbolcumuz Mauro Icardi hakkında ortaya atılan spekülasyonlar gerçeği yansıtmamaktadır. Oyuncumuz Mauro Icardi, Arjantin’deki evinde istirahat etmektedir.
Sporcumuzu yıpratmaya yönelik yapılan bu haberlere itibar edilmemesi önemle rica olunur.
Galatasaray Spor… pic.twitter.com/NKeUq21FeW
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) November 14, 2024