Vedat Muriqi mbetet si një ndër lojtarët më të kërkuara në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë sezonit që lamë pas ka shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime për Rizesporin.
Tashmë disa skuadra kanë bërë oferta konkrete duke përfshirë edhe kampionin e Turqisë, Galatasaray.
Kjo e fundit ka vendosur që të rrit ofertën për 500 mijë euro dhe tani ka ofruar 3.5 milionë sosh për prizrenasin.
Megjithatë, oferta është larg nga ajo që po kërkon klubi i lojtarit, e cila kap shifrat e dhjetë milionë eurove, të cilat janë të gatshme t’i paguajnë zyrtarët e Toulouses.
Ndryshe, shërbimet e 25-vjeçarit po i kërkon edhe Fenerbahçe, Basaksehir, Ceta Vigo dhe Levante. /Telegrafi/