Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave të blerta.
Por sulmuesi suedez nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe nuk po luan si titullar tek United.
Kjo ka bërë që mediat angleze të raportojnë se e ardhmja e tij do të jetë larg ‘Old Trafordit’ në fund të stinorit.
Është gjiganti turk, Galatasaray që po tenton transferimin e suedezit në verë.
Gjithnjë sipas medieve angleze, Galatasaray i ka bërë ofertë dy vjeçare Ibrahimovict.
Në rast pranimi të transferimit në Stamboll, Ibrahimovic do të fitonte një pagë prej pesë milionë eurove në stinor.
36-vjeçari mund t’i bashkohet Galatasarayt si lojtar i lirë pasi kontrata me Unitedin i skadon më 30 qershor.
Ibrahimovic në total këtë edicion ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’ në të gjitha garat ku ka shënuar një gol. /Telegrafi/