Telegrafi

Galatasaray konfirmon se kanë nisur bisedimet me Monacon për Falcaon

Radamel Falcao është shumë afër që dëshirën e tij ta bëjë realitet.

Sulmuesi kolumbian prej kohësh ka refuzuar kontratën e re me Monacon dhe ka qenë i revoltuar me klubin francez.

Arsyeja ka qenë që Falcao ka kërkuar vetëm transferimin në elitën e futbollit turk te Galatasaray.

Më në fund si duket Monaco është bindur për ta lënë të lirë lojtarin dhe tanimë kanë filluar bisedimet mes dy klubeve.

Kanë qenë kampionët e Turqisë që kanë njoftuar se bisedimet mes dy klubeve për transferimin e lojtarit kanë nisur.

Lojtari pritet që gjatë 24 orëve të ardhshme të zyrtarizohet si përforcimi i madh i Galatasarayt.

Galatasaray nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Superligën e Turqisë dhe kërkon këndelle të shpejtë me transferimin e Falcaos. /Telegrafi/