Telegrafi

Galatasaray konfirmon interesimin për Leivan

LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 02: Lucas Leiva of Liverpool during the Barclays Premier League match between Leicester City and Liverpool at the King Power Stadium on February, 2016 in Leicester, England. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Drejtori Levent Nazifoglu ka pranuar se Galatasaray janë të interesuar në nënshkrimin e mesfushorit të Liverpoolit, Lucas Leiva.

Lucas Leiva ka qenë i lidhur me një largim nga klubi i Ligës Premier, me Newcastle United që thuhet të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

Por, mesfushori brazilian kërkohet edhe nga gjigantët turk, Galatasaray, të cilët kanë konfirmuar tashmë interesin e tyre për blerjen e nënshkrimit të tij.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Romën për Wijnaldumin

“Një nga lojtarët që ne jemi të interesuar është Leiva, por ka edhe alternativa të tjera. Një prej tyre do të vjen në klub”, tha Nazifoglu për GSTV, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Nazifoglu pret që edhe mesfushori kreativ, holandezi Wesley Sneijder të qëndrojë në klub. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet