Telegrafi

Galatasaray konfirmon bisedimet me Norwichin për Milot Rashicën

Galatasaray ka konfirmuar bisedimet me klubin anglez Norwich për shërbimet e sulmuesit anësor Milot Rashica.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë te Galatasaray.

Këtë e ka konfirmuar klubit turk me një postin në faqen zyrtare.

“Kanë filluar bisedimet zyrtare me Norwich City Club për transferimin e lojtarit profesional Milot Rashica në klubi tonë”, thuhet në njoftim.

Galatasaray do ta ofrojë si huazim, por mund të jetë me mundësi blerje sipas mediave turke.

Rashica ka bërë karrierë edhe te klubet e njohura Vitesse dhe Werder Bremen. /Telegrafi/