Telegrafi

Galatasaray kërkon ringjalljen, ofron Torreiran dhe Mertensin

Galatasaray ka zyrtarizuar afrimin e dy emrave të njohur si Lucas Torreira dhe Dries Mertens.

Klubi turk njoftoi se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për 6 milionë eurove nga Arsenali, ku mesfushori uruguaian do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Galatasarayn.

Në anën tjetër Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi nuk rinovoi me Napolin dhe do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura në fund të sezonit.

Torreira u nis pasditen e sotme nga Linate drejt Brukselit, teksa në kryeqytetin belg, në avion iu bashkua Mertens, për të fluturuar të dy drejt Stambollit.

Pritet një natë e gjatë festive për tifozët e klubit turk, që kërkojnë të kthehen në kulmin e futbollit turk pas një viti të dobët. /Telegrafi/