Milot Rashica ka kompletuar huazimin te Galatasaray ditë më parë nga Norwich City.
Megjithatë gjiganti turk përveç Rashicës ka mundur të transferojë një tjetër futbollist me prejardhje nga Kosova, por në momentin e fundit janë tërhequr nga gara.
Mediumi turk ‘Fotomac’ ka shkruar se Galatasaray ishte afër të nënshkruante me ish-kapitenin e Kosovës, Edvin Kurtulus, por në momentin e fundit marrëveshja ka dështuar.
Skuadra e madhe turke kërkonte mbrojtësin e Hammarbyt për t’ia dhënë edhe pasaportën turke pasi ai konsiderohet si një turk i Kosovës edhe pse ka lindur dhe është rritur në Suedi dhe përfaqëson tanimë këtë shtet.
Por në fund Galatasaray u tërhoq nga marrëveshja, pasi nuk munden t’ia jepnin pasaportën turke dhe ta aktivizonin Kurtulusin si futbollist vendor.
Galatasaray një gjë të tillë kishte tentuar ta bëj edhe me Jusuf Demir, një turk me pasaportë austriake, por që nuk kishin marrë përgjigje pozitive nga Federata e Futbollit të Turqisë.
Kësisoj në fund Galatasaray u tërhoq nga transferimi i Kurtulus i cili po shkëlqen në elitën e futbollit suedez me Hammarbyn.
22-vjeçari më parë ishte kërkuar edhe nga dy gjigantët tjerë turq Trabzonspor dhe Fenerbahce, por pa arritur marrëveshje me Hammarbyn. /Telegrafi/