Fituesi i Kupës së Turqisë, Galatasaray, ka mposhtur pas penalltive kampionin Besiktas, në ndeshjen e vlefshme të Superkupës turke për të fituar trofeun e parë para nismës së stinorit të ri në Superligën turke.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi 0-0, ndërsa në vazhdime të dyja skuadrat regjistruan nga një gol, 1-1.
Fati i ndeshjes u vendos në penalltitë, ku portieri uruguaian i Galatasarayt, Fernando Muslera, nuk u mposht asnjëherë.
“Cim Bom Bom” triumfoi 3-0 pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Muslera mbrojti tre penalltitë e Besiktasit.