Telegrafi

Galatasaray e dëshiron transferimin e Falcaos me parametra zero

Radamel Falacao është i gatshëm që të largohet në këtë afat kalimtar veror nga Monaco, derisa lidhet me një kalim te Galatasaray.

Sulmuesi kolumbian nuk e dëshiron më qëndrimin te skuadra franceze, ndërsa duket se është i joshur nga oferta e turqve.

Sipas asaj që raporton le10sport, klubi turke po shpreson që ta mbyll marrëveshjen sa më parë për transferimin e ‘El Tigre’.

Sidoqoftë, Monaco thuhet se po shpreson që të marrë një shumë sado të vogël nga shitja e Falcaos, derisa Galata ka shkuar në Francë për të biseduar.

Lexo po ashtu Galatasaray siguron shërbimet e Radamel Falcaos dhe Emre Morit

Në marrëveshje, thuhet se konsiderohet edhe huazimi i kolumbianit me detyrim blerje në verën e vitit 2020.

Skuadra nga Ligue 1 nuk dëshiron të rrezikojë me Falacaon që nuk është në formë të lartë, andaj edhe po e kërkon largimin e tij në mënyrë permanente. /Telegrafi/