Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces i zhvilluar të hënën mbrëma ka përfunduar pa fitues 0-0.
Kjo ndeshje u gjykua nga gjyqtari slloven Vincic, pasi derbit në Superligën e Turqisë po gjykohen nga gjyqtarë të huaj.
‘Special One’ ka mbetur i kënaqur nga gjykimi i gjyqtarit slloven në këtë ndeshje, derisa shkoi në dhomën e tyre dhe i përgëzoi.
“Faleminderit që erdhe këtu dhe për gjykimin që i bëre kësaj ndeshje të madhe”. Aty iste edhe gjyqtari i katërt turk, derisa Mourinho iu drejtua atij: “Nëse kjo ndeshje do të gjykohej nga një gjyqtar turk do të ishte një fatkeqësi”, ka thënë Mourinho.
Nuk ka vonuar shumë dhe Galatasaray ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke e quajtur trajnerin portugez si racist.
“Që nga fillimi i detyrës si trajner në Turqi, menaxheri i Fenerbahces, Jose Mourinho, ka bërë vazhdimisht deklarata denigruese drejtuar popullit turk. Sot, fjalimi i tij ka kaluar nga komente të thjeshta imorale në retorikë pa mdësyhje çnjerëzore”.
📌 Club Statement from Galatasaray SK
Since the commencement of his managerial duties in Türkiye, Fenerbahçe manager Jose Mourinho has persistently issued derogatory statements directed towards the Turkish people. Today, his discourse has escalated beyond merely immoral comments… pic.twitter.com/NRLsk9F4kT
— Galatasaray EN (@Galatasaray) February 24, 2025
“Në këtë mënyrë ne deklarojmë zyrtarisht synimin tonë për të filluar procedimin penal në lidhje me deklaratat raciste të bëra nga Jose Mourinho dhe në përputhje me rrethanat, ne do të paraqesim ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA. Për më tepër ne do të vëzhgojmë me zell qëndrimin e miratuar nga Fenerbahce, një institucion që pretendon se mështet ‘vlerat morale shembullore’ në përgjigje të sjelljes së qortueshme të shfaqur nga menaxheri i tyre. Thuaj jo racizmit”, ka shkruar Galatasaray. /Telegrafi/