Telegrafi

Gaitan i hapur për kalim te Interi

MADRID, SPAIN - OCTOBER 14: Nicolas Gaitan (L) of Atletico de Madrid competes for the ball with Lionel Messi (R) of FC Barcelona during the La Liga match between Club Atletico Madrid and FC Barcelona at Estadio Wanda Metropolitano on October 14, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Nicolas Gaitan është i etur të largohet nga Atletico Madridi për të luajtur më shumë futboll, konfirmoi agjentin e tij dhe Interi është një nga opsionet më të mundshme.

Mesfushori anësor argjentinas, i cili operon më shumë në krahun e majtë mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe është lojtar i Los Colchoneros që nga viti 2016.

Megjithatë, Gaitan ka dështuar të zë një vend titullari në skuadër dhe largimi i tij pritet të ndodh këtë vit, me Interin që është një destinacion i mundshëm edhe sipas agjentit të tij.

Lexo po ashtu Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes

“Ideja është se ai do që të luajë rregullisht, kështu që ai mund të largohet nga Colchoneros”, ka thënë fillimisht agjenti Jose Ibarren për fcinternews.it.

Gaitan është edhe përfaqësues i rregullt i Argjentinës (Getty Images)

“Ai nuk po merr mjaft minuta në fushë. Ka mundësi të ndryshme, por tani për tani ai mbetet një lojtar i Atletico Madrid”.

“Gaitan nuk dëshiron të humbasë Kupën e Botës, por mbi të gjitha ai vetëm dëshiron të luajë. Do të shohim se çfarë ndodh, por mendoj se do të ishte mirë për klubin dhe lojtarin që të largohet”.

Lexo po ashtu Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan

“Interi është një klub i madh, sigurisht. Kush nuk do të dëshironte të mbrojë ngjyrat e Nerazzurrët dhe të jetojë në Milano? Por, unë përsëris, nuk mund të jap informata për këtë, sepse ne nuk kemi qenë të informuar nga Atletico Madrid për ndonjë ofertë”, përfundoi agjenti i Gaitan.

Ndryshe, Interi ka etiketuar për mesin e fushën edhe futbollistë tjerë si Rafinha i Barcelonës dhe Ramires i Jiangsu Suning. /Telegrafi/