Site icon Telegrafi

Gaga, dy mijë euro në striptiz-bar në Beograd

Lady Gaga është duke qëndruar në Beograd, ku nuk ka lënë pa vizituar klubet.

Qysh në natën e saj të parë në kryeqytetin serb, këngëtarja me famë botërore ka vizituar një striptiz- bar.

Sipas mediave serbe, ylli i muzikës dhe i dashuri i saj Taylor Kinney fillimisht kishin vizituar një restorant, ku kanë darkuar së bashku.

Më pas, pasi kanë përfunduar me darkën, ata kanë zgjedhur pikërisht një striptiz bar për ta përfunduar natën.

Lady Gaga thuhet ka qenë në humor të mirë gjatë qëndrimit në këtë lokal, dhe se madje u ka dhënë striptizereve rreth dy mijë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version