Site icon Telegrafi

Gaga dëshiron fustan të thjeshtë për ditën e dasmës

Lady Gaga planifikon të veshë një fustan të thjeshtë për ditën e martesës së saj.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, njihet për një stil të veçantë dhe të çuditshëm në veshje.

Por, siç tregojnë  burime të afërta me të, në ditën e saj të martesës me Taylor Kinney, ajo ka vendour t’i marrë gjërat më seriozisht.

“Ky hap për të është shumë i rëndësishëm dhe ka vendosur të martohet si Stefani dhe jo si Gaga. Stefani është një natyrë më e mbyllur sesa Gaga. Ajo ka porositur skuadrën e saj të stilojë një fustan të thjeshtë dhe elegant”, ka thënë burimi.

Gjithashtu, thuhet se çifti po planifikon këtë verë një dasmë shumë tradicionale, pritja e së cilës do të organizohet në restorantin e babait të Gaga-s në Nju Jork. /tch/

Exit mobile version