Site icon Telegrafi

Gafa e Daily Mail: Rita Ora feston dhjetëvjetorin e pavarësisë së Ukrainës (Video)

Rita Ora ka qëndruar për disa orë në shtetin tonë, e cila gjë ka bërë bujë të madhe në botë.

Koncertin e këngëtares sonë në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e kanë komentuar pjesa më e madhe e mediave botërore, të cilat kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Rita Ora: Më thanë se ishin 300 mijë vetë në koncert, faleminderit Kosovë

Tabloidi britanik “Daily Mail”, që ka pasqyruar gjithashtu vizitën e 27-vjeçares shqiptare ditën e djeshme në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se “Rira Ora” feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Në fakt, në videon e shpërndarë ku shihen disa prej përmbledhjeve të Ritës, titulli i këtij mediumi ishte “Rita Ora po feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”.

Më pas artikulli vijon me takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme.

Në një artikull të dytë, “Daily Mail” flet për koncertin madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.

Lexo po ashtu Rita Ora gjatë rrugës për në aeroport takohet me Ledri Vulën (Video)

Ndryshe, bukuroshja jonë pas koncertit ka udhëtuar drejt Londrës, ku të mërkurën do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version