Site icon Telegrafi

Gacaferri: Institucionet duhet të edukohen me teknologjitë e reja (Video)

Kujtim Gacaferi, përkrahës i teknologjive të reja, ka theksuar se njerëzit që merren me teknologji janë më shumë të informuar se institucionet.

Ai në emisionin “Përballje”, në “RTV Dukagjini”, ka thënë se institucionet në vendin tonë duhet të edukohen me teknologjitë e reja.

“Një pjesë e njerëzve që merren me teknologji, janë më shumë të informuar se institucionet. Unë mendoj se institucionet në vendin tonë duhet të edukohen, duke e pasur një njësi, disa njerëz që edukohen për këtë teknologji, për gjërat e reja që po ndodhin”, tha Gacaferi.

Gacaferi tha se njohuritë duhet të janë në mënyrë institucionale.

“Edhe pse ka shumë mësime online, prapë se prapë duhet të marrin njohuritë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë institucionale”, tha ai.

Ai sugjeroi se duhet të gjenden mënyra dhe ligje, por jo të ndalohen kriprovalutat.

“Qëllimi i kriptovalutës ka qenë që të mos jetë e kontrolluar. Teknologjitë e reja i kanë ndryshuar rregullat. Teknologjia Blockchain dhe kriptovalutat janë këtu dhe do të jenë ende, deshëm apo nuk deshëm. Duhet të gjejmë mënyra dhe të gjejmë një ligj, por nuk mund t’i ndalojmë”, shpjegoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version