Edhe Manchester United është futur në garën për shërbimet e Gabriel Jesusit.
Sulmuesi brazilian është emri më i lakuar në afatin kalimtar veror, me Interin, Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Cityt të interesuar për të.
Megjithatë, listës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar brazilian iu është shtuar edhe gjiganti anglez, Manchester United.
Sipas gazetës Sao Paulo Estadao, Manchester United kanë ofruar 29 milionë funte për sulmuesin e Palmeiras, Gabriel Jezusit.
Klauzola e tij e lirimit është vendosur në 25 milionë funte, por United raportohet se kanë ngritur ofertën e tyre për të luftuar konkurrencën nga Real Madrid dhe PSG.
Ndryshe, 19-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës olimpike të Brazilit në lojërat olimpike ‘Rio 2016’. /Telegrafi/