Sulmuesi i Santosit, Gabriel Barbosa ka thënë se shumë shpejtë do të vendos mes Interit dhe Juventus.
Braziliani ka treguar formë të mirë në Olimpiadë duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e klubeve evropiane.
“Jam duke i analizuar ofertat e ardhura së bashku me agjentin tim”.
“Besoj që do të vendosim shumë shpejtë, pasi nuk kemi edhe aq kohë. Nuk kam qenë i vendosur, pasi kam qenë i fokusuar te Olimpiada”.
“Tani është koha të flasim. Kemi edhe një javë, pasi të shtunën do të tubohemi me Kombëtaren, që kështu do të vendosi shpejtë”, ka thënë Gabigo për Globoesporte.
Ekipet më të interesuara janë Interi dhe Juventusi, por nuk mungon as Leicesteri. /Telegrafi/