Telegrafi

Gabigol prezantohet te Benfica: Isha i lumtur te Interi, por tani është një fazë tjetër

Gabriel Barbosa është larguar më në fund nga Interi pas një aventure aspak të mirë tek ‘Neroazzurrët’.

Sulmuesi i talentuar brazilian nuk luajti më shumë se 10 ndeshje, ku asnjëra nga to nuk ishte e plotë 90 minuta.

Ai shënoi vetëm një gol me fanellën zi kaltër, por asnjëherë nuk e kishte besimin e plotë nga trajnerët.

Kësisoj ai është transferuar te Benfica si huazim me klubin portugez që ka drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

‘Gabigol’, ka deklaruar se është i lumtur që u transferua tek një klub i madh si Benfica, ndërsa nuk dëshiron të flet shumë për Interin.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te Benfica, një klub i madh, më i madhi në Portugali. Shpresoj ta ndihmojë skuadrën për t’i arritur objektivat”.

“Kam ardhur këtu për të mësuar, për të gjetur hapësira dhe t’i ndihmoj shokëve të skuadrës”.

Ai thotë se kishte biseduar me disa futbollistë të Benficas para se të pranonte ofertën.

“Kam biseduar me disa lojtarë të Benficës para se të pranoja transferimin këtu”

“Isha shumë i lumtur te Interi, u rrita dhe mësova shumë, por tani është një fazë e re në karrierën time dhe nuk dua të mendojë për të kaluarën. Dua të ndihmoj klubin për të fituar trofe”, tha Gabigol. /Telegrafi/