Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa, është i interesuar që ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.
25-vjeçari vazhdon të bëjë paraqitje të mira me Flamengon, përkundër se kishte dështuar te Interi në Serie A.
Gabigol u transferua me shumë bujë në Evropë te Nerazzurrët në vitin 2016 nga Santosi, mirëpo nuk i arriti pritshmëritë.
Ai u huazua te Benfica, Santosi dhe Flamengo, ku pastaj nënshkroi kontratë afatgjate.
Tash, sipas 90min, sulmuesi është i interesuar të transferohet në Ligën Premier, ku Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/