Site icon Telegrafi

Gabigol përfundon si objektivi kryesor i Chelseat në janar

Klubi anglez, Chelsea është i fundit që ka shprehur interesim në transferimin e sulmuesit brazilian të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol.

Frank Lampard dëshiron që të përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit, sidomos tani pas lëndimit të anglezit Tammy Abraham.

Olivier Giroud pritet të largohet pasi nuk ka gjetur vend në skemat e Lampardit dhe afrimi i një sulmuesi duket i pashmangshëm për Blutë.

Lexo po ashtu Marotta: Gabigol një lojtar i shkëlqyer

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Chelsea është i interesuar të nënshkruaj me sulmuesin e Interit, Gabigol këtë muaj.

23-vjeçari brazilian do të vinte si pasues i Abraham, ndërsa do të shërbente edhe si konkurrencë e fortë për anglezin.

Lexo po ashtu Interi pret luftë ofertash për Gabigolin, katër klube të interesuara

Blutë thuhet se po konsiderojnë gjithashtu përdorimin e Giroudit si pjesë për çdo marrëveshje të mundshme me Interin, i cili e pëlqen shumë francezin.

Ndryshe, Barbosa sapo është rikthyer te Interi pas një magjie të suksesshme në Flamengo, ku shënoi 25 gola në 29 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version