Gabriel Barbosa ka thënë se kalimi në Inter ishte një dhuratë e mahnitshme për ditëlindjen e tij.
Gabigol kaloi te Interi nga Santos për 28 milionë euro dhe zyrtarizimi është bërë me 27 gushtit, që e kishte edhe ditëlindjen.
“Të bëhesh lojtar i Interit në ditën kur e ke edhe ditëlindjen është një dhuratë në mahnitshme”.
Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu
“Të jesh pjesë e një klubi me histori të jashtëzakonshme është shumë emocionuese”.
“E kam ndjerë pasionin e tifozëve të Interit dhe mezi po pres të futem në fushën e San Siro”.
“Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve dhe shihemi së shpejti”, ka thënë Gabigol. /Telegrafi/