Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa ka zbuluar se festimet e tij të ‘çmendura’ në fund të derbit me Milanin ishin si rezultat i pasioni të tij për këto ngjyra.
Braziliani, i njohur si Gabigol ka nënshkruar për Nerazzurrët nga Santos në afatin e verës për një tarifë të raportuar rreth 28 milionë euro, por ende nuk ka bërë një paraqitje nga fillimi për klubin nerrazzur.
Por, pasi skuadra e tij shënoi gol në fund të derbit të Milanos dhe barazoi rezultatin braziliani kërceu mbi trajnerin e ri, Stefano Pioli, duke bërë videot e rastit të qarkullojnë në mediat sociale.
“Jam mirë, çdo gjë është mirë. Tani ne kemi Piolin, unë nuk e di se si do të shkojë, por unë jam i mirë”, ka thënë 20-vjeçari braziliani pas ndeshjes për mediet italiane.
“Unë jam një person që gjithmonë jep shumë dhe unë jam i pasionuar për punën time”, përcjell Telegrafi.
“Ndoshta gëzimi im për golin është rezultat i pasionit që kam pasur për këto ngjyra që nga fëmijëria dhe se ishte ajo që më bëri të reagojë ashtu”, përfundoi Gabigol. /Telegrafi/