Telegrafi

Gabigol afër transferimit tek skuadra e njohur angleze

Erdhi me shumë bujë në Itali por pa mundur të tregojë vlerat e tij.

Gabriel Barbosa apo i njohur si Gabigol nuk kishte hapësira fare tek Interi në edicionin 2016/17.

Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë largimin në huazim për një vit ose të shitet nga Inter.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur skuadra e njohur angleze, West Ham United.

‘Mirror’ ka shkruar se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë funte për transferimin e Gabigolit në Londër.

Inter beson në lojtarin dhe nuk dëshiron shitjen e tij por huazimin një vjeçar.

Gjithsesi në garë për 20-vjeçarin mbetet edhe skuadra gjermane Stuttgart dhe ajo portugeze Porto. /Telegrafi/