Site icon Telegrafi

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Diplomatët në samitin G7 në Kanada arritën një marrëveshje për deklaratën përfundimtare, në të cilën paralajmërojnë Rusinë se mund të përballet me pasoja të rënda.

Tani ata dhanë dritën jeshile për dokumentin në të cilin Rusisë i bëhet thirrje të ndjekë Ukrainën dhe të pranojë propozimin e Uashingtonit për një ndalim të armiqësive për 30 ditë, ose do të përballet me sanksione të reja.

Në deklaratë, liderët e G7 “konfirmuan sërish mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, të drejtën për të ekzistuar dhe për lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, shkruan skynews.

“Anëtarët e G7 i bënë thirrje Rusisë të përgjigjet në të njëjtën mënyrë duke pranuar armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë në mënyrë të plotë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, ata theksuan se çdo armëpushim duhet të respektohet dhe theksuan nevojën për masa të forta dhe të besueshme sigurie që Ukraina të mund të pengojë dhe mbrohet nga mundësitë e sulmeve të reja.

Lexo po ashtu Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Ka pasur frikë për një periudhë më të gjatë pa arritjen e një marrëveshjeje për deklaratën, që mund të tregonte ndarje brenda grupit dhe të shkonte në favor të Rusisë dhe Kinës.

Ndryshe, ukrainasit po mundohen të çlirohen nga pushtuesit rus, të cilën nisën luftën në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version