Site icon Telegrafi

Fytyra e Guardiolës kur i flet De Bruynes për Harry Maguire është bërë virale në internet

Në orët e fundit, fytyra e Pep Guardiolës është bërë virale teksa i shpjegon Kevin De Bruyne taktikat e derbit të Mançesterit.

Konkretisht, këto reagime vijnë teksa flet për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire.

Çfarë po i thotë trajneri spanjoll, mesfushorit belg? Me shumë mundësi ai po komentonte opsionet që kishin për të hyrë nga qendra, duke e ditur se qendërmbrojtësi i United nuk po kalon momentin e tij më të mirë.

Lexo po ashtu Jamie Carragher jep një përmbledhje magjepsëse të rolit të Harry Maguire në golin e Atletico Madridit

Po, në vitin 2020, i njëjti trajner katalanas arriti të pohonte, se Maguire ishte pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Mirëpo, tani duket se mendimet e tij kanë ndryshuar.

Aktualisht, mbrojtësi i “Tre Luanëve” është shumë i diskutueshëm me paraqitjet e tij të fundit. Ai është një nga lojtarët më të dobët të skuadrës së “Old Trafford”, madje ka zëra se atij duhet t’i hiqet edhe shiriti i kapitenit.

Maguire po bën gabime të njëpasnjëshme, andaj edhe kritikat janë të ashpra ndaj tij, derisa duket se këto pamje janë realizuar më herët, dhe natyrisht se mund të ndikojnë në gjendjen psikike të lojtarit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version