A$AP Rocky ka tentuar ta sqarojë tekstin eksplicit rreth këngës për Rita Orën gjatë një interviste për Radio 1.
Reperi amerikan ka thënë se kënga është shkruar atëherë kur raporti i tij me Ritën nuk ishte i mirë, pasi sipas tij ajo e kishte gojën e madhe dhe ka folur shumë.
“Ajo më futi në shumë telashe por unë dua vetëm të sqarohem se unë nuk kam thënë ‘mos e dëgjoni muzikën e saj’ ose ‘ajo është person i tmerrshëm”, tha ai.
Reperi ka thënë se ndihet keq për disa gjë që i kishte bërë sa ishte në lidhje me Ritën.
“Kur ishim të lidhur dhe kam bërë disa gjëra me të që nuk është dashur t’i bëj, ajo e ka hapur gojën më shumë se që duhej. Por sinqerisht kënga është shumë e vjetër. Është nga koha e situatës së cilës i referohem në këngë”, u shpreh reperi. /Telegrafi/Klanokosova/
PO ASHTU LEXONI: Reperi amerikan aferë seksuale me Rita Orën?!