Telegrafi

I futet në shtrat, Atdhe Xharavina: Faleminderit Zot që jetoj në të njejtën kohë me Xhulin

Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina po mbajnë raportin e tyre të afërt mes uljeve dhe ngritjeve.

Ata mbrëmë (e mërkurë) u hidhëruan me njëri-tjetrin, gjersa këtë e shprehën me banorin tjetër, Brunon.

Në prezencën e të njëjtit, dyshja janë pajtuar dhe janë parë në disa momente intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Ka qenë ish-konkurrenti i “Përputhen” ai që i ka shkuar Xhulit në shtrat duke e puthur e duke i thënë disa fjalë romantike.

Lexo po ashtu U shpreh xheloze për Himenën duke i thënë ‘mos hy në territor timin’, Atdheu i kthehet Xhulit: Nuk jam pronë e askujt

“A po e sheh se çfarë më ke bërë, më ka humbur truri. Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën epokë me Xhulin”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Modelja nga Drenica nga ana tjetër bëri një veprim, duke treguar se ai po ironizon me ato që tha.

Xhuli dhe Atdheu janë çifti i tretë i krijuar në BBVK, pas Getinjos e Vivienit si dhe Andit e Gresës. /Telegrafi/