Telegrafi

Futbollisti uellsian Norrington-Davies krijoi një moment sa qesharak aq edhe jo sportiv kur rrëzoi Manajn dhe Rejën

Shqipëria ka barazuar me Uellsin si mysafir në Kardif, në ndeshjen që u mbyll pa gola 0-0.

Një episod i veçantë është regjistruar në minutën e 57, kur uellsiani Norrington-Davies shtyri me duar Rey Manajn.

Ky i fundit ishte afër vijë dhe u rrëzua, duke e rrëzuar edhe përzgjedhësin Edoardo Reya, i cili ishte afër.

 

Ky veprim sigurisht që nuk është pritur mirë nga trajneri 75-vjeçar, pasi shkoi dhe kërkoi menjëherë llogari Norrington-Davies.

Gjyqtari ishte i saktë dhe e ndëshkoi menjëherë uellsinin për këtë veprim.

Pas ndeshjes Reya tha se momente të tilla ndodhin në ndeshje të futbollit, duke bërë shaka se reagoi shpejt për vjetet që ka.

“Manaj më erdhi përsipër dhe më rrëzoi përtokë. Në aspektin fizik tregova një reagim të madh. Ishte një incident loje, kështu që edhe trajneri është pjesë e lojës. Janë gjëra që ndodhin gjatë një ndeshjeje. Kemi një skuadër shumë bujare”

Ndeshja në disa raste ishte më e tensionuar se sa që duhej. /Telegrafi/