Site icon Telegrafi

Futbollisti që refuzoi Real Madridin pasi nuk dëshironte të mësonte spanjisht – atë vit mbretërit e fituan Ligën e Kampionëve

Nuk besohet të ketë lojtarë që e refuzon Real Madridin e veçanërisht jo për shkak të frikës se duhet të mësosh gjuhën spanjolle, por këtë gjë e ka bërë mbrojtësi holandez Bert Konterman, kur i refuzoi Los Blancos në vitin 1999.

Ai vendosi të qëndrojë në Feyenoord atë vit, para se të bashkohej me Rangers në vitin 2000.

“Atë verë, Real Madrid ofroi 20 milion guilder (10 milionë dollarë) për mua”.

“Leo Beenhakker ishte trajneri im te Feyenoord dhe ishte dikur trajneri te Real Madridi”.

“Ai tha:’ Real Madrid të do ty’. Unë i thashë: ‘po bën shaka, nuk të besoj ty”.

“Ai vazhdoi të më thoshte: ‘Unë dua që t’i të qëndrosh në Feyenoord, por mund ta imagjinoj që ju dëshironi të shkoni në Real Madrid sepse është një klub fantastik”.

“Në mendjen time, lëvizja ime tjetër ishte në Gjermani ose Britani të Madhe, sepse unë flisja gjermanisht shumë mirë dhe anglisht shumë mirë”.

“Pra, Spanja ishte pak e frikshme për mua sepse isha pak nervoz për një lëvizje të madhe në një klub si ai dhe isha pak nervoz që do të më duhej të mësoja spanjisht”.

“Unë mendoj se si qenie njerëzore, nuk isha i gatshëm në atë kohë për ta bërë atë lëvizje te Real Madridi”.

Në fund, Konterman qëndroi te Feyenord, ndërsa Real Madrid atë vit e fitoi Ligën e Kampionëve.

Megjithatë ai nuk u pendua menjëherë për vendimin e marrë.

“Më pas, mbase ishte një veprim i trashë nga unë. Ata ishin vërtet seriozë. Por unë i thashë Beenhakker (trajnerit) se doja të qëndroja në Feyenoord. Në atë kohë, nuk kisha dhimbje për atë vendim”.

Ai tregon se tani kur i tregon dikujt për këtë histori nuk beson, por mban me vete gazetat kur është shkruar për kalimin e tij të mundshëm te Real Madridi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version