Galatasaray ka sjell përforcimin e parë për afatin kalimtar të verës.
Younes Belhanda ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën stambollase.
Gjiganti turk ka paguar tetë milionë euro Dynamo Kievin, i cili ka kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese, ndërsa në rast të shpalljes kampion të “Cim Bom Bom”, atëherë do të derdh në arkën e ukrainasve edhe një milion euro.
Marokeni do të paguhet tre milionë euro në vjet ndërsa zyrtarisht do të prezantohet javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.
Belhanda vitin e kaluar ka luajtur si huazuar te skuadra e Nices, ku ka pas 36 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola dhe tetë asistime.
Theksojmë se në sezonin 2011/12 ishte shpallur lojtar i vitit me rastin e shpalljes kampion francez me Montepellier. /Telegrafi/