Site icon Telegrafi

Futbollisti i Kombëtares uron Feronikelin për titullin e kampionit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala ka uruar skuadrën e Feronikelit për titullin e dytë në histori të klubit.

23-vjeçari është me prejardhje nga Drenasi dhe vitin e kaluar ishte pjesëmarrës në festën e ‘Niklit’.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për t’i uruar titullin e kampionit Feronikelit.

“Urime titulli i dytë radhazi për skuadrën e qytetit tim KF Feronikeli dhe të gjithë tifozëve nga Drenasi. Suksese në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve”, shkroi Shala.

Kujtojmë që Feronikeli u shpall kampion i Kosovës tri xhiro para fundit të kampionatit. /Telegrafi/

Exit mobile version