Site icon Telegrafi

Futbollisti i Kombëtares si oktapod, e qëllon një javë më herët fituesin e Evropianit (Foto/Video)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala ka treguar se ka aftësi të mira edhe në parashikime.

Përpos që është një futbollist shumë i mirë, Shala ka parashikuar edhe fituesin e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.

Ende nuk ishin zhvilluar gjysmëfinalet, kur në klubin Sparta Pragë të gjithë lojtarët kanë dhënë preferencat e tyre rreth fituesit të Euro 2016.

Nga 23 lojtarët që kanë dhënë parashikimin e tyre, 10 prej tyre ishin se Franca do ta fitojë evropianin, shtatë të tjerë për Uellsin dhe pesë për Gjermaninë.

I vetmi që ka parashikuar Portugalinë si fituese ishte mesfushori nga Drenica, Herolind Shala.

Shala ndryshe njihet si një tifozë i madh i yllit portugez Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version