Telegrafi

Futbollisti italian ndërron mbiemrin në fanellë për të dhënë mesazhin kundër luftës

(Foto: Instagram/simoguerra_17)

Sulmuesi i klubit Feralpisalo, Simone Guerra, e ka ndryshuar mbiemrin e tij (që përkthehet në ‘luftë’) në fanellë duke dhënë një mesazh kundër sulmeve ruse mbi Ukrainën.

32-vjeçari shënoi dy gola në fitoren prej 3-0 të skuadrës së tij kundër Triestinas të hënën mbrëma.

Porse në fanellën e tij kishte diçka ndryshe duke ia shtuar ‘no’ (jo) përpara mbiemrit Guerra (luftë) që në përkthim të plotë do të thotë: “Jo luftës”.

Një produkti i Akademisë së Piacenzas, Guerra ka luajtur edhe për klubet, si Spezia, Virtus Entella, Matera e Benevento.

Lexo po ashtu LIVE: Dita e 20-të – Zelensky “mund të pranojë kërkesën e Putinit rreth NATO-s” – sipas Stoltenberg, agresioni rus ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë

Këtë edicion, ai i ka shënuar 11 gola në 29 paraqitje në Serie C. /Telegrafi/