Telegrafi

Futbollisti i Dortmundit, Dahoud pëlqen këngën e Taynës

Tayna në fillim të vitit të kaluar ishte një emër jo shumë i njohur për publikun.

Por, këngët që solli me kalimin e kohës dhe koncertet e njëpasnjëshme, bërën që këngëtarja të konsiderohet si sensacion i vitit.

Madje, reperja shqiptare tashmë ka nisur të dëgjohet edhe në komunitetin e huaj, gjegjësisht prej sportistëve.

Një prej tyre është edhe futbollisti i skuadrës gjermane të Borussia Dortmundit, Mahmoud Dahoud, i cili duket se është ithtar i prizrenases.

Lojtari ka publikuar një video të pushimeve në llogarinë personale në Instagram teksa në prapavijë dëgjohet kënga “Pow Pow”.

Lexo po ashtu Senzacioni i vitit - Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë

Videoja e kësaj të fundit tashmë është shikuar mbi 6.5 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Tayna është duke punuar në këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë 2019. /Telegrafi/