Gjatë historisë së Ligës Premier, pjesë e saj kanë qene edhe shumë yje spanjollë të futbollit.
Cesc Fabregas është futbollisti spanjoll me më së shumti paraqitje në histori të kampionatit anglez, Ligës Premier, ku ka zhvilluar plot 300 ndeshje dhe shënuar edhe 46 gola, duke bërë edhe plot 102 asistime.
Mesfushori kreativ ka luajtur 212 ndeshje me fanellën e Arsenalit, ku shënoi 35 gola dhe 88 ndeshje e 11 gola për Chelsean, ku edhe luan ende.
Pepe Reina është i dyti në histori të Ligës Premier me 285 ndeshje të zhvilluara.
Portieri që tani mbron ngjyrat e Napolit, të gjitha këto ndeshje i ka zhvilluar me vetëm një fanellë, atë të Liverpoolit.
I treti në listë është mesfushori Mikel Arteta, i cili në kampionatin anglez ka zhvilluar 284 ndeshje në total.
Arteta i ka luajtur 174 ndeshje me fanellën e Evertonit dhe 110 ndeshje për Arsenalin. Arteta ende është pjesë e Ligës Premier, por si ndihmës-trajner i Pep Guardiolas te Manchester City.
Sulmuesi rrezikshëm, Fernando Torres është futbollisti i katërt spanjoll me më së shumti paraqitje në histori të Ligës Premier, me 212 ndeshje.
Torres ka luajtur 102 ndeshje me fanellën e Liverpoolit, ku ka shënuar 65 gola dhe 110 ndeshje e 20 gola me Chelsean. /Telegrafi/
Futbollistët, skuadrat ku kanë luajtur dhe ndeshjet:
Cesc Fabregas (Arsenal, Chelsea) – 300 ndeshje
Pepe Reina (Liverpool) – 285 ndeshje
Mikel Arteta (Everton, Arsenal) – 284 ndeshje
Fernando Torres (Liverpool, Chelsea), – 212 ndeshje