Site icon Telegrafi

Futbollistët që luajnë në Ligue 1 do t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e marsit

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar se lojtarët që luajnë në Ligue 1 do të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjet e muajit mars.

Fillimisht, federata e futbollit të Francës nuk lejoi ardhjen e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës, për shkak të rregullave për COVID-19.

Sahiti ka konfirmuar se treshja do t’i bashkohen listës së Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, dy nga të cilat janë për kualifikim në Kupën e Botës.

Lexo po ashtu Liga Profesionale e Futbollit të Francës merr vendim: Berisha, Zeneli e Celina nuk mund të vijnë në Kosovë

“Tashmë e kemi edhe konfirmimin se Berisha, Zeneli dhe Celina do ti bashkohen ekipit. Ne ua kemi plotësuar të gjitha kushtet klubeve dhe ata do të na bashkohen”, ka thënë Muharrem Sahiti për Kanal 10.

Natyrisht se ky është një motiv shtesë për të gjithë lojtarët dardanë, që në mesin e tyre do të jenë edhe tre lojtarët shumë cilësor. /Telegrafi/

Exit mobile version