Telegrafi

Futbollistët që kanë kompletuar më shumë pasime në Ligën Premier për vitin 2017

Futbollisti që ka bërë më shumë pasime të sakta për vitin 2017 në Ligën Premier fatkeqësisht nuk është një mesfushor.

Është mbrojtësi spanjoll i Chelseat, Cesar Azpilicueta, i cili ka lënë mbrapa vetës  të gjithë mesfushorët e Ligës Premier.

Azpilicueta ka kompletuar plot 538 pasime të sakta që nga 1 janari i 2017, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur të mesfushorëve, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Giggs: Në Ligën Premier ka vetëm dy lojtarë të klasit botëror

Në vendin e dytë gjendet Yaya Toure i Manchester Cityt, i cili ka vetëm dy pasime të sakta më pak, ndërsa podiumin e kompleton bashkëlojtari i tij, David Silva me 496 pasime.

Vendi i katërt është rezervuar nga ‘shkatërruesi’ i Tottenahmit, Victor Wanyama, që ka kompletuar plot 496 pasime, ndërsa lista e ‘top 5’ mbyllet me Paul Pogba.

Mesfushori francez i Manchester Unitedit në këtë vit ka kompletuar gjithsej 486 pasime të sakta. /Telegrafi/

Më shumë pasime të kompletuar në Ligën Premier për vitin 2017:

Cesar Azpilicueta – 538 pasime të sakta

Yaya Toure – 536 pasime të sakta

David Silva – 496 pasime të sakta

Emre Can dhe David Silva – Getty Images

Victor Wanyama – 496 pasime të sakta

Paul Pogba – 486 pasime të sakta