Futbollisti që ka bërë më shumë pasime të sakta për vitin 2017 në Ligën Premier fatkeqësisht nuk është një mesfushor.
Është mbrojtësi spanjoll i Chelseat, Cesar Azpilicueta, i cili ka lënë mbrapa vetës të gjithë mesfushorët e Ligës Premier.
Azpilicueta ka kompletuar plot 538 pasime të sakta që nga 1 janari i 2017, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur të mesfushorëve, përcjell Telegrafi.
Në vendin e dytë gjendet Yaya Toure i Manchester Cityt, i cili ka vetëm dy pasime të sakta më pak, ndërsa podiumin e kompleton bashkëlojtari i tij, David Silva me 496 pasime.
Vendi i katërt është rezervuar nga ‘shkatërruesi’ i Tottenahmit, Victor Wanyama, që ka kompletuar plot 496 pasime, ndërsa lista e ‘top 5’ mbyllet me Paul Pogba.
Mesfushori francez i Manchester Unitedit në këtë vit ka kompletuar gjithsej 486 pasime të sakta. /Telegrafi/
Më shumë pasime të kompletuar në Ligën Premier për vitin 2017:
Cesar Azpilicueta – 538 pasime të sakta
Yaya Toure – 536 pasime të sakta
David Silva – 496 pasime të sakta
Victor Wanyama – 496 pasime të sakta
Paul Pogba – 486 pasime të sakta