Miralem Pjanic është futbollisti që ka bërë më shumë asistime në kampionatin italian që nga sezoni 2013/14.
Mesfushori boshnjak i Juventusit prinë në listën që kanë bërë më shumë asistime për bashkëlojtarët e tyre, duke bërë plot 30 asistime në Serie A.
Megjithatë, Pjanic, shumicën e asistimeve i ka bërë gjatë kohës sa ishte pjesë e Romës, duke lënë pas vetes mesfushorin sllovak të Napolit, Marek Hamsik, i cili ka kompletuar 28 asistime nga sezoni 2013/14, shkruan Telegrafi.
Pas këtyre dy mesfushorëve, në listë vijnë Domenico Berardi, Lorenzo Insigne dhe mesfushori i larguar nga Serie A, Paul Pogba.
Sulmuesi anësor i Sassuolos, i Napolit dhe mesfushori i Manchester Unitedit kanë bërë nga 22 asistime në kampionatin italian. /Telegrafi/
Më shumë asistime në Serie A që nga sezoni 2013/14:
Miralem Pjanic – 30 asistime
Marek Hamsik – 28 asistime
Domenico Berardi – 22 asistime
Lorenzo Insigne – 22 asistime
Paul Pogba – 22 asistime